Të rigjejmë besimin (Faith)

Para pak kohësh isha në Mbretërinë e Bashkuar, kur prapa skenës të Ditës të Suksesit takova një grua të re të mrekullueshme – një nënë e vetmuar me një vajzë flori. Vajza më tha se ishte 8 vjeçe. Dhe unë e quajta atë „Faith” (Besime).


Shkaku pse dua tu tregoj juve për këtë familje të vogël, është sepse prej tyre mësova shumë. Dhe duke degjuar ato , më shkuan ndër mend disa miliona njerëz në mbarë botën, të cilët ashtu si kjo familje janë optimistë dhe plotë shpresë për të ardhmen e tyre në Forever, megjithse disa prej tyre në të shkuarën, kanë patur plot sfida.


Gjatë bisedës sonë Faith më tregoi shënimet që kishte mbajtur gjatë leksioneve në Ditën e Suksesit. Kishte shënuar gjëra të tilla si: ji pozitiv, mposht pengesat, buzëqesh nga brenda jashtë, puno fort...Gjithshka kishte mbajtur shenim ishte pozitive dhe motivuese. Për mua ishte frymëzuese puna dhe synimi i saj, që të fiksonte gjërat kryesore. Më preku edhe ajo, që nëpermjet mamasë së saj kishte marrë  mësime aq të efektshme dhe të dobishme për jetën.


Gjithkush nga ne ka historinë dhe rrugën e vet, që na i ka sjellë në Forever. Historitë tona nga pikpamja e detajeve janë plotësisht të ndryshme, por duke i parë në pergjithësi janë shumë të ngjashme me njera tjetrën. Pavarsisht nga motivimi, qoftë zhvillimi personal, jetesa e shëndetshme, mirëqënia materiale, sigurimi i mardhënieve të reja, apo edhe të gjitha së bashku, të gjithë kemi hyrë në Forever, të rregullojmë jetën tonë dhe të zgjidhim disa nga problemet.


Mamaja e Faith më tregoi se në të kaluarën kishte patur  mardhënie të veshtira që ia kishin tronditur besimin në vetvete, por tani me mardhëniet e reja që kishte krijuar në Forever, me trainimet dhe me rritjen e të ardhurave, ndjehej shumë më mirë. E di se ky nuk është një rast i vetëm, sepse kudo në botë kam takuar shumë burra e gra që janë ringritur, dhe për këtë ju jam shumë mirënjohës sponsorve, bashkpunëtorëve, konsumatoreve, lektorëve, që janë gati të ndihmojnë Partnerët e Biznesit Forever në mbarë botën, që ata ta ndjejnë veten më mirë dhe të rifitojnë besimin në vetvete. Nuk njoh ndjenjë më të mirë se ajo që njeriu do të shikohet në pasqyrë.


Kur u përshëndeta dhe u ndave me Faith dhe mamanë e saj, të dyja shprehën mirënjohjen e tyre për mundësinë Forever. E ndjeva se ato kishin fituar shpresën dhe optimizmin për të ardhmen, dhe më duhet ta pohoj se ishte një ndjenjë e mrekullueshme ta përjetoje këtë besim të tyre. U jam shumë mirënjohës atyre dhe juve, kudo ku ndodheni në botë, që keni zgjedhur mjetin Forever për të përmirësuar jetën tuaj dhe jetën e të dashurve tuaj.


Ky takim i shkurtër më frymëzoi, por edhe më trishton pak kur mendoj se në botë ka shumë si familja e Faith, që nuk e njohin Foreverin. Prandaj do të doja të gjithë juve tju vija para një sfide.  Nga ju do të kërkoja që të bëni më shumë për gjithshka. Bisedoni  me sa më shumë njerëz, bëni sa më shumë biseda telefonike, organizoni sa më shumë takime, përdorni dhe ndani me të tjerët sa më shumë produkte! Drejtorat rajonalë në gjithë botë, anëtarët e grupit drejtues botëror (GLT) dhe punonjësit i kam njohur tashmë me objektivin tonë : DO DYFISHOJMË XHIRON, sepse e ndjej pergjegjsinë që këtë mundësi duhet tua prezantojmë sa më shumë njerzve. Kam bindjen se në qoftë se sponsorizimet i bëjmë në mënyrë të tillë që njerzit ashtu si „Faith” të fitojnë besimin, dhe jo thjeshtë duke luftuar për të siguruar disa pikë (CC), atëhere XHIROJA JONË DO TË DYFISHOHET. Shumë nga ju mund të reagojnë „tani nuk mundemi”, por shumë do të thonë „Po”, dhe kush e di , një ditë mund të takoheni me vajzën e vogël dhe mamanë e saj të mrekullueshme, dhe ju garantoj se ato nuk do ti harroni kurrë. Unë e di se ato do ti kujtoj gjithmonë!


Buzqeshni përherë!

Gregg Maughan

Related Products