Dhurata e Kohës

E mbani mënd atë filmin e para disa viteve, ku një burrë i ri kishte një telekomandë me të cilën mund të komandonte kohën? Më duket se  quhej ’’Telekomanda”? Kur mendoj për të gjitha ato që po ndodhin në Forever, në të gjithë botën, do të doja ti merrja hua telekomandën dhe të ngadalësoja kohën që të kisha mundësi tju vizitoja juve çdo vit. Por mos harroni – ne mund të përdorim telekomandën edhe për të përshpejtuar kohën, për ti kaluar sa më shkurt momentet e vështira!


Sidoqoftë... nga përvoja ime kam vënë re se kur gjërat bëhen të vështira, ne bëhemi më modestë, të sjellshëm dhe mirnjohës dhe mendoj se edhe ju jeni dakort që këto janë cilësi të mëdha! Kështu ndoshta ne nuk kemi nevojë të përshpejtojmë kohën me këtë telekomandë. Ndoshta kemi nevojë për pak më shumë durim.


Mbaj mend që njëherë kam lexuar një citat që thoshte: ”Lajmi i keq është që koha fluturon, lajmi i mirë është që ju jeni piloti i saj!”


Çfarë mendim i madh. Ne ndoshta nuk e komandojmë dot kohën, por ne kontrollojmë se çfarë bëjmë me kohën tonë. Megjithatë, ne e pranojmë se për disa nga ju nuk kanë arritur shumë gjëra  ose  jënë gjetur në situata të vështira. Cila do qoftë arsyeja, ne ju mbështesim me zemër dhe sinqerisht shpresojmë që sfidat tuaja janë të përkohshme dhe që shpatullat të jenë maft të forta për ta mbajtur barrën.


Këtë Vit të Ri, lutja jonë për ju është: ndani talentin tuaj me të tjerët dhe të jeni të gatshëm ti frymëzoni ata kudo ku ju shkoni. Janë me miljona Partnerë të Biznesit Forever (FBO), staf, miq dhe familjarë në të gjithë botën që mund të jenë një forcë pozitive për mirë, nëse ne jemi të gatshëm të ndajmë me të tjerët gjithçka që kemi. E kuptoni, kjo është esenca e suksesit – kur ne jemi të gatshëm për të ndarë me të tjerët talentin dhe mundësitë tona. Ajo përmirson jetën e tyre dhe, nga ana tjetër, tonën. Nuk ka limit se çfarë mund të arrihet nëse jeni të gatshëm të ndani këtë mundësi me të tjerët.


Është një kohë unike dhe speciale. Koha për të dhënë dhurata. Koha për të parë drejt qiellit me një ndjenjë mirnjohje për gjithçka që kemi. Koha për të ndihmuar. Koha për të shërbyer. Koha për të ndarë talentin tonë me të tjerë.


Faleminderit për kontributinn tuaj në 2016 dhe ne presim të punojmë dhe ndajmë mundësit me ju edhe vitin e 2017 dhe më tej!


I juaji për jetë!



Rex Maughan

Related Products