Rruga që kemi përpara

Sa herë ulem për të shkruar përshëndetjen e fund vitit, kujdesem që të mos bie në atë çark, që të përgatit listën e aktiviteteve të dymbëdhjet muajve që shkuan.


2016 ishte një vit i mrekullueshëm për të gjithë ne, dhe mund të jemi krenarë, që edhe një vit tjetër e kaluam me rritje, duke e parë nga shumë aspekte të biznesit. Suksesin kurrë nuk do ta lemë pa evidentuar por ta dimë se puna e fortë dhe kënaqsia, janë ato që e çojnë përpara Foreverin, që garantojnë të ardhmen e saj. Për këtë ju jam mirënjohës të gjithë juve!


Por për një çast do të doja të shfrytëzoja rastin, për atë që të shkuarën ta festojmë, por sa më shpejt të krijojmë vizionin për të ardhmen. Gjatë rrugës tonë të gjatë kemi mësuar që „mesazhin tonë” duhet ta trajtojmë me kujdes. Edhe ju duhet të perqëndroheni, e të jeni të pergatitur në këtë treg me konkurencë të jashtzakonshme e me shumë zhurmë në sfond që mund tju largojë vëmendjen.


Forever, është një firmë që gjithmonë është kapur tek parimi „Pastër dhe thjeshtë”. Çdo të thotë kjo për ju? Kjo do të thotë që edhe në të ardhshmen do të provoni që në zhvillimin e produkteve tona punojmë fort që përbërësit e tyre të jenë aktualë. Në proceset tona të prodhimit, në politikën e biznesit dhe në planin e marketingut do të ketë investime dhe novacione të rëndësishme. Pikërisht ndryshime të tilla, që e thjeshtëzojnë biznesin dhe mënyrat e ndërtimit të tij.


Vetëm një minutë do doja tu kujtoja gjithë Partnerëve të Biznesit Forever dhe punonjsve të kesaj firme temat themelore. Si për të ndihmuar dua tu theksoj 5 çështje kryesore, të cilat mund tju ndihmojnë që ti sqaronë më saktësisht të tjerët, kush është vertet Foreveri.


  1. Është një firmë që ekziston që nga 1978. Nuk jemi të përsosur, por ta kuptoni pse jemi të sukseshëm dhe ju garantojmë se jemi mjaftë të vëmendshëm për të marrë vendimet e duhura dhe largpamëse.
  2. Aloe e jonë është nga më të mirat e të mirave. E pastër, e garantuar, me efekte pozitive. Kontrollojmë gjithë procesin, dhe prandaj e dimë sa aloe permban çdo produkt i veçantë dhe sa të efektshëm janë perbërësit e çdo produkti i yni.
  3. Jemi me integrim vertikal. Jemi të sigurtë për atë që bëjmë, sepse kontrollojmë vetë gjithë zinxhirin e prodhimit dhe gjithashtu është në dorën tonë kontrolli i çmimit, i cilësisë, dhe i sasisë të shitjeve. Kemi fushat tona të kultivimit të aloes, dhe janë punonjsit tanë të familjes Forever ata që kryejnë punën e përpunimit. Nuk u shesim të tjerëve produktet e markës sonë – vërtet gjithshka është e jona që nga bima deri tek produkti.
  4. Kemi një plan marketingu të garantuar. Sistemi i bonuseve dhe shperblimeve i ka rezistuar kohës në të gjitha rrethanat e tregut. Për këtë nuk bëjmë eksperimente të kota!
  5. Organizim i përsosur. Punonjsit tanë në mbarë botën e kanë të qartë se suksesi ynë qëndron edhe në atë që me ndihmën e tyre, ne krijojmë një mjedis frytdhënës për të gjithë Partnerët e Biznesit Forever kudo në botë.

Shpresoj që kjo të jetë kuptuar se çfarë mendoj. Jemi krenarë edhe per ju si punonjës, që plot frymëzim, së bashku ndërtojmë diçka që është shumë e veçantë!


Të gjithëve Ju uroj Krishtlindje të lumtura dhe festa të gëzuara! Mbi të gjitha i kushtoni kohë asaj që të ndihmoni ata që doni, madje edhe ata që ndoshta nuk ju duan.


I juaji përjetë


Rex Maughan


President, Drejtor i Përgjithshëm

Related Products