Modeli më i mirë je ti vetë

Kur Rex foli në Takimin e Menaxherëve Eagle, hodha sytë përreth në sallë, dhe pashë reagimin e anëtarëve të Global Leadership Tea. Pashë çfarë ndjenjash dhe efekti bëri tek ata videoja e Rex-it. Natyrisht nuk jam lexues i mendimeve të  njerzve, dhe kështu nuk mund të them me saktësi, se çfarë kishin ata në kokë, por në qoftë se mendojnë si unë, atëhere në qetësi pranuan që mund të bëjmë shumë më tepër dhe shumë më mirë. Ndjehen krenar , sepse janë pjesë e një kompanie të tillë, ku krahas veprimtarisë si duhet është i nevojshëm edhe angazhimi i vetes.


Rex-i tha: "Kam mësuar se parimet themelore dhe vlerat themelore të forta, nuk kanë "afat skadimi". Nuk i kalon moda që të jemi të dashur me njeri tjetrin, që të vlerësojmë përkushtimin, dhe që të sillemi me njerzit ashtu sikurse duam të sillen ata me ne".


Kjo video nuk është pergatitur në stilin tipik të Holliwudit; nuk kishte brënda muzikë të fortë, nuk kishte valltarë apo ndriçim piroteknik. Vetëm një regjistrim i Rex-it në zyrën e tij, duke dhënë këshillat prekëse dhe gjeniale çdo drejtuesi global të veçantë të Foreverit.


Megjithatë, sa e mirë ishte kjo video e thjeshtë që na frymëzoi në mënyrë prekëse të gjithëve?


Mendoj se përgjigja fshihet në këtë fjali të thjeshtë: "Të jesh ti vetë modeli më i mirë!" Kjo thënie jeton prej kohësh me ne , sa që sot nuk e dimë ku e ka origjinën, por mesazhi i saj është i qartë.


Rex gjithmonë ka synuar , që të jetë më i miri i mundshëm. Asnjë herë në jetë nuk ka kërkuar rrugë të tërthorta në asnjë aspekt të veçantë të jetës dhe kjo duket. Ashtu si Rex edhe ju të ngriheni mbi të tjerët, që ju vetë të jeni modeli më i mirë.


Por si funksionon kjo? Ka mundësi që shpesh ne të jemi kritikët më të keq të vetes. A e dini kur kur nuk kemi dhënë nga vetja më të mirën e mundshme. E dini kur mund të kishim bërë edhe një thirrje telefonike më tepër, të rrinim edhe pak më shumë, apo të ishim kujdesur një çikë më shumë. Nuk ka nevojë për të tjerët që të na thonë, sepse kuptohet vetvetiu, kur ne kërkojmë rrugë të tërthorta. Kjo në çdo rast eshte e vërtetë.


Ashtu si gjykatsi që shihet në pasqyrë është i kënaqur me perpjekjet e tua, atëhere mund tju premtoj, se kur vjen koha që të jeni drejtues dhe të frymëzosh, ti nuk do të kesh nevojë për këshilla dhe për drita piroteknike. Por jam i sugurtë që mua do të më venë lotë.


Buzëqeshni vazhdimisht!


Gregg Maughan


Presidenti ForeverLiving Products